Rama ndan lajmin e mire: Vjen në Shqipëri shkolla e famshme, do t’ju sigurojë punësim cilësor në tregun global të botës online

0
105

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë të rinjtë. Duke e nisur njoftimin e tij me ‘lajm i mirë’, kryeministri njofton se në Shqipëri ka mbërritur shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School. Rama shkruan në ‘Instagram’ se do të hapet një kapitull tjetër në edukimin e të rinjve me teknologjinë, ndërsa do të sigurohet një punësim cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe.

POSTIMI:

“LAJM I BUKUR PËR TË RINJTËNë vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria. Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinte”./dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here