Dhjetra simpatizantë e presin si HERO, Berisha i hap luftë Bashës: Tradhtar që shite partinë

0
120

Makina e ish-kryeministrit Sali Berisha është mbushur me karafila ngjyrë vjollcë. Lideri historik i Partisë Demokratike u prit nga dhjetra mbështetës të tij jashtë Parlamentit. Me ovacione të shumta, Berisha sulmoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën, të cilin e quajti tradhtar, që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. Ish-kryeministri u shfaq i tensionuar teksa paralajmëroi se nga sot nis një betejë në parim statutore duke paralajmëruar shkarkimin e Lulzim Bashës dhe rimarrjen e PD.

“Sot nis beteja për shpëtimin e Partisë Demokratike, pazaret e Lulzim Bashës, Partia Demokratike do të dalë nga kjo betejë më e fortë se kurrë. Do ta shpëtojmë PD nga njeriu që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia Demokratike. I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD-në në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do jetë statutore për vendosjen e sovranitetit të PD. Emergjenca është kjo. PD do të rivendosë sovranitetin, legjitimitetin, statutshmërinë e saj, të grabitur poshtërsisht nga marrëveshja Rama-Basha,” tha Berisha.

Ish-kryeministri i dërgoi një mesazh edhe Edi Ramës. “Mund të blesh Lulzim Bashën, por kurrë nuk do blesh demokratët shqiptarë. Je i pashpresë për aktet që ke realizuar me Lulzim Bashën,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here