Kryeministri Rama provokon deputetin e PD-së, merr qesen me fleta të grisura dhe ia hedh në tavolinë

0
139

Ndonëse premtoi se do të sillej ndryshe në këtë mandat të ri, Kryeministri Rama nuk i ka rezistuar tundimit për të provokuar opozitën, teksa ka dalë me qese në dorë dhe ia ka lënë në tavolinë deputetit Belind Këllici.

Në parlament po votohet për kryetaren e re të Parlamentit, post në të cilin është propozuaqr Lindita Nikolla, mirëpo Partia Demokratike ka vendosur të mos votojë por thjesht të grisë fletët e votimit dhe t’i hedhë në mes të sallës.

Kjo gjë mesa duket nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili është ngritur dhe i ka mbledhur copëzat e letrave dhe i ka futur në një qese.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Kellici ka kundërshtuar këtë veprim të Ramës, ccka ka bërë që KryeministrI Rama të dalë nga fjala që ka dhënë se do të sillet më butë këtë mandat.

Rama është cuar nga vendi dhe ka shkuar te tavolina ku ulej Belind Këllici dhe ia ka hedhur qesen përpara, duke bërë që të kishte tension të lehtë.

Pjese nga debati:

A do vazhdojë votimi. Nuk duhet ti prekë njeri, asnjë individ nuk ka ndërhyrë, kryetar kjo nuk ishte procedurë normale. Kjo nuk ishte në rregull. Asnje individ nuk duhet te nderhyje.

(Rama cohet nga vendi dhe i dorëzon qesen me fletët e votimit.)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here