Vllaznia “shkund” Laçin në stadiumin e vet, i shënon 5 gola

0
58

Vllaznia fiton me shifrat 3-5 në një ndeshje të çmendur në transfertë përballë Laçit. Një fitore që mungonte prej 7 vjetësh në këtë transfertë. Në minutën e 11′ sfida nisi mirë për Vllazninë që gjeti avantazhin me Latifin nga pika e bardhë e penalltisë.

Shkodranët do të dyfishonin shifrat në minutën e 24′ me sulmuesin brazilian Da Silva, por pjesa e parë do të përfundonte ndryshe.Zarubica ngushtoi diferencat në minutën e 35’ dhe pas 4 minutash, ekzaktësisht në minutën e 39’ riktheu baraspeshën në 2-2. Pas 2 minutash, në minutën e 41’ Aralica pas një kundërsulmi vrastar realizon të tretin për kuqeblutë shkodranë.

Më pas në minutën e 45+1’ Regi Lushkja barazoi shifrat në 3-3 në një pjesë të parë sa dramatike dhe të çmendur. Sapo nis pjesa e dytë në minutën e 48’ ishte kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta i cili realizoi të kartërtin.Ndërsa Kaina Nunjesh Da Silva realizoi golin e pestë dhe të fundit në minutën e 90+6’. Vllaznia aktualisht në javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore, grumbullon tre pikët e para ndërsa Laçi asnjë pikë.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here