Imami arab në Gjermani kundër flamurit shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

0
108

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, gjatë një ligjërate të tij u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që frekuentojnë xhaminë e tij që të hedhin në kosh flamurin kombëtar.

Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschëeig në Gjermani, ka folur me urrejtje dhe përçmim ndaj flamurit shqiptar në një video në rrjetet sociale.

I gjithë diskutimi nisi pasi dikush e kishte pyetur imamin se nëse mund të mbante flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në kosh”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit./joq-albania.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here