Rikthehet Champions League/ Barcelona pa Messin kërkon “hakmarrjen” ndaj Bayernit

0
47

Sot në mbrëmje do të startojë edicioni i ri në Champions League.

Pa dyshim që vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në “Camp Nou” ku Barcelona do të presë Bayern Munchen në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Këto dy skuadra janë përballur nëntë herë në kompeticionet e UEFA-s, ku gjermanët kanë 6 fitore, spanjollët dy ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim.

Pa dyshim sfida që është ngulitur në mendjen e të gjithve është përballja e vitit të kaluar (14 gusht 2020) ku Bayern arriti që të turpëronte 8-2 Barcelonën e Leo Messit.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:
Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Araujo, Pique, Alba; Pedri, Busquets, F.de Jong; Depay, L.de Jong, Coutinho
Formacioni i Bayernit: Neuer; Sule, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Muller, Sane; Leëandoëski

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here