Rikthehet Tom Doshi, fton ndjekësit të bëhen pjesë e PSD

0
82

Tom Doshi duket se nuk ka ndërmend të largohet nga politika, ndonëse përpara zgjedhjeve ishte raportuar diçka e tillë.

Doshi, disa muaj më parë, dha dorëheqjen nga posti i deputetit dhe vendosi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, por mesa duket nuk u largua nga PSD.

Së fundmi, përmes rrjeteve sociale, ai i ka bërë thirrje ndjekësve në Facebook t’i bashkohen faqes zyrtare të Partisë Social Demokrate, të cilën e “trashëgoi” nga Skënder Gjinushi.

PSD përfaqësohet me tre deputetë në parlamentin e ri, por nuk është pjesë e ndonjë grupi parlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here