Bejtja shpërthen keq ndaj mbështetësve të Bashës: “Të bëjnë të mbash barkun me dorë”

0
102

Analisti Andi Bejtja ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj zyrtarëve të PD-së për çështjen Berisha, që sipas tij janë treguar të pavendosur kur thonë se “Amerika gaboi, por kryetari ka të drejtë”. Bejtja shkruan se kur sheh se kush qëndron pranë Bashës, mendon që më mirë nuk ka ardhur PD në pushtet, pasi personazhe të tillë mund të ishin promovuar edhe më shumë.

“Tani nje gje nuk mund te rri pa e thene; si po e menaxhon zyrtarisht PD ” ceshtjen Berisha” kaq paburrerisht, kaq jo legalisht, me kaq thenie e kundrathenie te tipit ” Amerika gaboi, po kryetari ka te drejte” , etj etj , pervec te tjerash dhe qendrime qe te bejne te mbash barkun me dore, ku po shohim nga minuti ne minute jo vetem njerez pa dinjitet e pa karakter, por dhe komplet debila nga do ta rrotullosh….per zotin kete here e them hapur; shyqyr qe nuk paskan ardh ne pushtet!

Dhe sa me shpejt te mbyllet kjo histori aq me mire per ta, se po vazhdoi gjate, panairi I te pakaraktereve e debilave e injoranteve do mbushet plot dhe vetem do na vi per te vjelle e asgje me shume”, shkruan Bejtja në postimin e tij, ndërkohë që më vonë ka dhënë dhe një sqarim për gjuhën e pëdorur.

” Miremengjes! Se po shoh tani dhe miq te mij qe po thone per statusin e djeshem pse e cthure gjuhen cpate..po cka ngel per te thene kur argumenti qe perdor nje deputet psh eshte ” Zoti ne qiell dhe Amerika ne toke I dine te gjitha “….ca ka ngel per te thene….Prandaj po them, mbyllni kapakun shpejt se do plas debillliku rrugeve…“, vijon më tej analisti.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here