Rama: Do ndërtojmë autostradën Muriqan-Fier

0
71

Ndërtimi i katër porteve turistike është një nga pikat e programit qeverisës së PS.

Kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi se kantierët e porteve turistike do të ngrihen në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin.

Sipas Ramës, ky do të jetë mandati i korridorit blu dhe se për 5 vite do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës dhe Rrogozhinës.

 ‘Do të hyjnë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjedhimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista. Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej e nga BE, por nuk do të presim do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara.’- tha Rama./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here