Robert Aliaj ndez debatin në studio, kapët me Anila Hoxhën e Klodiana Lalën: “Edhe burrat dhunohen!”

0
150

Gazetarja Klodiana Lala dhe artisti Robert Aliaj kanë debatuar mbrëmjen e sotme teksa diskutonin në lidhje me dhunën ndaj grave. E ftuar në emisionin “Open”, Lala debatoi me Aliajn që ishte në një lidhje me Skype. Artisti shqiptar Robert Aliaj Dragot është përfshirë në një debat në emisionin Open me gazetarët e ftuar në studio.

Aliaj tha se në Shqipëri të gjithë flasin nëpër studio televizive, por në fund nuk rezulton asnjë masë e marrë për shmangien e këtyre ngjarjeve të rënda. Aliaj debatoi edhe me gazetaren Anila Hoxha, pasi shtoi se ka edhe burra që dhunohen, por që askush nuk flet për këtë.

Pjesë nga debati:

Robert Alija: Duke ju dëgjuar në studio realisht u preka, por dua të përmend edhe dhunën ndaj burrave. Ne jemi një shoqëri e krimbur. Ky aspekti ligjor nuk e di se sa i vjetër është ne ngelemi akoma me modalitetet nuk e di kur. Ja nuk njihen vrasësit, nuk ka autorë.

Anila Hoxha: Nga 14 viktima të shkaktuara, 9 janë gra, të 9-ta janë dhunuar për shkak të gjinisë së tyre, përse nuk gatuan, pse pranoi të divorcohet pse ngriti zërin, të gjitha kanë lidhje me gjininë. Ndërsa burrat e vrarë…patjetër që ka burra të dhunuar.

Robert Alija: Kur jam në Shqipëri jam në një tjetër situatë, përjetimi në Shqipëri nuk është si jashtë shtetit, nuk ke guxim, kurajë se çfarë po ndodh, nuk ka kohë më për të folur për të nxjerrë konkluzione. Mblidhemi nëpër studio, llafosemi aty dhe kaq…

Anila Hoxha: Çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri që të ketë një efekt të caktuar? Makabre është edhe të vrasësh, të dhunosh, të dhunosh emocionalisht.

Robert Alija: Ata që janë në pushtet nuk e lëshojnë dhe nuk bëjnë ndryshime.

Anila Hoxha: Isha sot raportova në protestën e zhvilluar për Sabrinën, ata thanë duam drejtësi për Sabrinën, ata thanë po sikur t’i hiqet kujdestaria e atij burri që vret.

Klodiana Lala: Na jepni recetën zoti Aliaj.

Qyno: A keni protestuar vetë kur ka pasur ngjarje të tilla?

Robert Alija: Gjithë karriera ime është një protestë, nuk dua të futem në sitën time, nuk asnjë vepër arti që nuk ka një ngjarje të rëndë në Shqipëri apo në Evropë, nuk më ka mbështet asnjë në Shqipëri.

(f.m/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here