Tensione në Kuvend! Garda bllokon Alibeajn, ndërhyn Ahmetaj: Djema, largohuni se nuk zihemi me grushte

0
143

Debate në seancën e sotme plenare, për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama.

Partia Demokratike ka kërkuar lirimin e sallës, për të realizuar mbledhjen e Grupit Parlamentar, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën ministrit Arben Ahmetaj.

Por në këtë moment drejt foltores ka shkuar deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ndërsa garda ka formuar perimetrin e sigurisë.

Ahmetaj ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

“O djema, largohuni se s’kemi për t’u zënë me grushta. S’ka nevojë. Po vendosi kryetarja të flasë Enkelejdi do iki unë. Po vendosi të flas unë, do vazhdoj. Djema…tërhiqi djemtë”, është dëgjuar të thotë Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here