“Perlat” e ministres në 2 të natës: Ora 1! Trupi i shëndoshë, në mendje të shëndoshë!

0
114

Ministrja për fëmijët, Bora Muzhaqi ka dhënë një këshillë nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e saj, teksa po lexonte fjalimin, Muzhaqi tha se sipas një proverbi anglez, fëmijët duhet të shiheshin dhe jo të dëgjoheshin.

“Një proverb i vjetër anglez thotë që fëmijët duhet të sh(q)ihen dhe jo të dëgjohen,”-tha ministrja e re e kabinetit Rama. Ky gabim fonetik, ka ndarë personat që kanë parë videon, pasi disa e dëgjojnë me “sh”, ndërsa të tjerë me “q”.

Po ju si e dëgjoni? Mesa duket deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e dëgjon “keq”, ndaj dhe nuk e kursen të qeshurën.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here