Ja kush është aktorja që do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”

0
105

Banorja e radhës e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë aktorja Ema Andrea. IconStyle shkruan se “Big Brother VIP” do të startojë më datë 1 tetor, ditën e premte dhe se personi i dytë i konfirmuar, është sërish një grua.

Andrea do të jetë një nga konkurentet e spektaklit të njohur për gozhdimin e teleshikuesve përpara ekranit.

Emri i parë i konfimuar ishte Sheila Haxhiraj. Për anëtarët e tjerë ka pasur shumë aludime, por ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Drejtimin e “BBV” e ka marrë në duar Arbana Osmani, prezantuesja e çdo edicioni të këtij spektakli.

(F.m/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here