Sot Berisha në Fier dhe jep mesazhin e FORTË: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret e flliqura të Bashës e Ramës

0
90

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të japë një mesazh vetëm disa orë para të mblidhet me demokratët e qytetit të Fierit. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar pamjet e pritjes së tij me lule nga mbështetësit ditën që erdhi në Kuvend më 10 shtator.

Në këtë video, ish-kryeministri dëgjohet të thotë se të gjithë do të bëhen bashkë për të shpëtuar Partinë Demokratike nga pazaret mes kryedemokratit Lulzim Basha e kryeministrit Edi Rama, që sipas Berishës, janë të ‘flliqura’.

“Nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, nga pazaret e turpshme, pazaret e flliqura të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Partia Demorkatike do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo betejë, më e sigurtë, më e fortë. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria,”- dëgjohet të thotë Berisha.

Ish-kryeministri Berisha do të mbajë ditën e sotme ‘foltoren’ e radhës, në orën 18:00 me demokratët e Fierit. Ky është takimi i dytë që mban Berisha që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim të Bashës. Takimin e parë e zhvilloi në Tiranë.

(F.m/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here