Sot dita pa makina, ja cilat rrugë do të bllokohen në kryeqytet sot

0
53

Sot në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” qytetarët duhet të ikin në këmbë në punë, duke lënë ështu makinë dhe duke i dhënë kështu mundësinë Tokës që të marrë “frymë”.

Kështu që është njoftuar se për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve (sot) në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here