“Mos bëj gangsterin para meje”, Florian Marku shpërthen ndaj rivalit Prodan

0
136

Florian Marku do të ketë shansin e madh të tregojë veten në një duel të fortë ndaj Maxim Prodan në stadiumin gjigant të Tottenham Spurs, vendi ku në mbremjen e të shtunës do të jetê edhe dueli i madh mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk për titullin botëror të peshave të rënda.

Duke mbetur te Marku sot u bë dhe prezantimi i duelit ku té dy boksierët folén para shtypit e ku gjakrat u nxehën menjëherë duke folur të dy, shkruan Ora News.

“Këtu nuk është Ukraina e as Italia, këtu ështê Shqipëria”, ia preu fjalën Marku rivalit por teksa te dy më pas u panë nê sy, boksieri kuqezi e shtyu atë duke iu drejtuar egërsisht “mos bëj gansterin para meje”.
Fjalë që iu thanë për shkak të qëndrimit që po bënte Maxim Prodan.

Ndërkohë që eventi kryesor është dueli Joshua-Usyk, mbremja do të jetë edhe me disa ndeshje të tjera sic janë paraqitur edhe më poshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here