Sali Berisha njofton takimin e radhes me demokratet: Shihemi te shtunen ne Vlore ora 18:00

0
61

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme se takimin e radhës do ta mbajë ditën e nesërme me demokratët e qytetit të Vlorës, në kuadër të iniciativës “Foltorja”.

Berisha bëri me dije këtë të premte se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Vlorë, aty ku fton cdo demokrat që t’i bashkohet.

Njoftim!

Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Rikujtojmë se një luftë politike ka nisur mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar. Berisha e ka akuzuar Bashën si bashkëpunëtor i Ramës për shkatërrimin e PD-së dhe nuk e njeh më si kryetar të PD-së. Ish-kryedemokrati ka nisur një tur takimesh me demokratët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e një referendumi që synon rrëzimin e Bashës nga kreu i PD-së. Dy takimet e para Berisha i mbajti në Tiranë dhe Fier.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here