Erion Braçe dhe Robert Aliaj marrin ftesë për opinionistë të “Big Brother VIP”!

0
76

Erion Braçe, politikanin e njohur të së majtës, e njohim nga daljet e tij publike në Kuvend, si edhe në televizione të ndryshme, por gjithmonë duke folur për politika qeverisëse, opozitare, qëndrime për sportin, kinemanë apo edhe për muzikën.

Si një ish-gazetar, natyrisht që bën dallimin me oratorinë e tij e mënyrën se si i sheh gjërat, por jua kishte marrë mendja ta shihnit në një realityshow?!

Me sa duket, moderatores Arbana Osmani i ka shkuar mendja ta bëjë pjesë të “Big Brother VIP” por si opinionist, pasi i ftuar në “Top Albania Radio”, politikani Braçe tregoi se ka pasur një komunikim me moderatoren.

“A do hyje në Big Brother Vip?”, e pyet Adi. “Jo, jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam pasur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”, u përgjigj Braçe.

“Ky po që është lajm i ditës”, tha Adi. Erioni, i cili sapo ka lënë postin e zv/kryeministrit, tha se e kishte refuzuar, madje i ishte dukur si një shaka e Arbanës, por komentuesit kanë filluar të mendojnë se ai me botëkuptimin që ka, mund të ofronte një show të vërtetë me komentet e tij për VIP-at dhe sjelljet e tyre.

Ndërkohë, një tjetër emër që mund të ketë marrë propozimin për opinionist të “BBVIP”, është artisti kontravers, Robert Aliaj.

Edhe pse portalet shkruanin se ai do të jetë pjesëtar në lojë, të tjera burime thotë se atij i është ofruar kolltuku i opinionistit duke qenë se ka eksoperinca të shumta të mëparshme në panele opinionistësh, sidomos në programet e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Sezonin e kaluar, ai ishte opinionist i “Love Story”, ndërkohë flitet se ka marrë propozim për të dhënë mendimin e tij në “Big Brother Vip”, duke qenë se ua ka marrë dorën prej vitesh përplasjeve me ta.

Komentues të shumtë kanë shprehur miratimin për Robertin, duke qenë të bindur se ai mund ta bëjë shumë mirë këtë punë, duke qenë se flet troç dhe s’ka komplekse.

Sa u përket pjesëmarrësve, deri tani janë zbuluar disa prej emrave të njohur, si: Sheila Haxhiraj, Ema Andrea, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Albërije Hadërgjonaj, Andi Artani, Arjola Demiraj, Valer Kolnikaj dhe ka dyshime për Meridian Ramçaj.

Jehona e “Big Brother VIP” vijon dhe ndonëse u tha se transmetimi do nisë më 1 tetor, duket se planet kanë ndryshuar pasi deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Arbana ka treguar se këtë vit do ketë dy net live në javë, që janë e marta dhe e premtja.

Ndërkaq, ende nuk kanë zbuluar asnjë konkurrent në mënyrë zyrtare, por në media çdo ditë raportohet për personazhe që do bëhen pjesë e reality-show-t. Kujtojmë se shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.

Vlen të theksohet se vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në “Instagram” janë publikuar videot e disa prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portreti. /Panoramaplus.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here