Spektakël dhe dy gola në “Elbasan Arena”, Partizani dhe Vllaznia ndajnë pikët

0
64

Ka përfunduar në barazim 1-1 takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Një 90 minutësh me ritëm e ide, por në fund dy skuadrat detyrohen të ndajnë nga një pikë, që për mënyrën si erdhi u duk i drejtë. Takimi nisi me vrull për shkodranët, të cilët në minutën e 4′ gjetën golin e avantazhit me anë të Da Silva-s.

Sulmuesi brazilian u tregua i saktë përballë portierit Hoxha. Partizani nisi sulmet, por e kishte të vështirë të organizohej, ndikuar nga rreshtimi i Vllaznisë që u mbrojt me fanatizëm. Në pjesën e dytë, skuadra kuqeblu bëri të njëjtën gjë, por pas shumë tentativash, do të ishte goditja e Rrapajt që vetëm dy minuta nga përfundimi i takimit do të barazonte shifrat.

Barazimi i dytë rradhazi për Vllazninë që shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërkohë që klasifikimi nuk flet për Partizanin që numëron vetëm 2 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here