Sot nis viti i ri shkollor! Mesuesit e pavaksinuar duhet që çdo javë të…

0
54

Sot është dita e parë e vitit të ri shkollor. Mësuesit duhet të paraqiten nëpër shkolla të vaksinuar në mënyrë që të jenë në gjendje të japin mësim. Ndërsa ata të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të paraqesin tampon anti-Covid çdo javë.

Gjuha angleze do të jetë në kurrikulën e klasës së parë. Ndërkohë orët e mësimit do të jenë 30 minutëshe, si një prej masave të mbetura në fuqi nga Covid. Në total 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar do të jenë të pranishëm në bankat e shkollave. Prej këtyre, 30 mijë nxënës do të nisin klasën e parë.

Sa i përket vaksinimit të mësuesve ka pasur polemika të shumta, pasi një pjesë e tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë vaksinën duke qenë të detyruar. Kanë kërkuar që ta kenë vetë në dorë një gjë të tillë, gjithashtu kanë kërkuar që tamponi mos të bëhet çdo javë për të pavaksinuarit sepse do të ishte një kosto e papërballueshme për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here