Zhvillohet sot “Ahengu shkodran”, udhëheqësi artistik Bardhyl Hysa flet rreth këtij aktiviteti

0
691

Sot ne oren 19:00 ne ambientet e muzeut historik “Oso Kuka” do te zhvillohet “Ahengu shkodran”. Jane kenget e qytetit tone te cilat jane krijuar vite me pare dhe vazhdojne te risillen artikisht te punuara bukur duke ruajtur origjinalitetin. Udheheqesi artistik i ketij aktiviteti, Bardhyl Hysa ishte I ftuar ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur me shume rreth ketij aktiviteti.

Hysa: Nje aktivitet i tille do mirekuptim, nuk mbahet vetem. Per mua eshte nje dite e shenuar kjo date 29 shtatori, pasi ndoshta vone, por edhe shteti eshte kujtuar para disa vitesh qe ta shpallin si diten kombetare te trashegimise kulturore shpirterore. Ne kete kuader edhe kjo pasuri e Shkodres, ahengu shkodran eshte futur si nje nder 7 kryeveprat e trashigimise kombetare shpirterore.

Kjo do te thote qe shteti me ne fund mundet te mbroje me ligj nje vlere te tille qe na takon te gjitheve. Por sot shume vlera po humbasin, e shume personalitete duke na lene kane marre me vete edhe pasurine kulturore e shpirterore. Ne mundohemi qe ta ruajme ta trashegojme brez pas brezi.

Nje ore e gjysme program qe ne bejme nuk mundemi kurre te paraqesim ate game te pasur qe na ka ardhur nder vite e shekuj. Une si specialist sebashku me koleget e mi, sidomos me drejtuesin e muzikes Ilir Zogen mundohemi ta ruajme sa me te paster, sa me origjinale dhe ata qe kane fatin te marrin pjese, perveç kenaqesise aty te transmetojne edhe mesazhin. Per keto kenge, me vlera origjinale qe dallojne nga te tjerat. Dallojne nga qytete te tjera, rrethe te tjera etj.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here