8 milionë lekë bakshish për një kamarier gjatë sezonit veror?! Shifrat që “shokuan” studion

0
207

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa prej problematikave më kryesore që shoqërojnë turizimin, sidomos gjatë sezonit të verës.

Një prej tyre ishte mungesa e stafeve të kualifikuar.
Ekspertë turizmi dhe përfaqësues të disa biznese u shprehën të shqetësuar nga mungesa e interesit të shqiptarëve për të punuar gjatë sezonit veror, e sipas tyre, problem nuk është aspak pagesa.

“Një kamarier në një restorant të mirë në Dhërmi, vetëm bakshish mund të bëjë 6-8 milion lekë në fund të sezonit”, tha Ismail Hoxha.

Po ashtu, ai shtoi se pronarët e bizneseve kanë gjithnjë probleme me punësimin e sanitareve, pasi këto të fundit largohen nga puna nëse nuk bien dakord për pagesat e dëshiruara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here