Gazetari i përmendi Klodian Rashën, ish-Ministri Sandër Lleshaj nuk e pret aspak mirë: Çfarë paqartësie kishit ju për këtë?

0
32

Ish-Ministri Sandër Lleshaj nuk e ka pritur mirë pyetjen që i bëri gazetari i Kkronikës, Elton Qyno, i cili i tha si e zgjidhi ish-Polici Nevaldo Hajdaraj çështjen e vrasjes së Klodian Rasha.

Sandër Lleshaj e pyeti prerazi se çfarë paqartësie kishte gazetari, dhe ky i fundit tha thjesht që dëshiron të dijë si e zgjidhi.

Lleshaj përsëri iu përgjigj me ton tepër serioz, në një debat në Open, teksa i tha se Nevaldo Hajadaraj e zgjidhi në mënyrë kriminale.

Pjesë nga debati:

Lleshaj: Efektivi i policisë ka të drejtë të përdorë armën vetëm për vetëmbrojtje. Arma përdoret vetëm nëse kërcënohet jeta e efektivit

Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdari si e zgjidhi z.Lleshaj? Keni qenë ministër në atë kohë, dhatë dhe dorëheqjen për këtë arsye.

Lleshaj: Çfarë paqartësie kishit ju për këtë ?

Elton Qyno: Nevaldo Hajdari si e zgjidhi këtë? Për vetëmborjtje apo për çfarë?

Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale. Policia duhet të përdorë armën vetëm kur përdorët armë kundër tyre.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here