Sali Berisha neser ne Shkoder! Berisha: Me 1 tetor ju ftoj të merrni pjesë, të bashkuar fitojmë

0
87

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Shkodër për të zhvilluar ‘Foltoren për PD’. Ka qënë vetë Berisha ai i cili ka ndarë ftesën për demokratët që të marrin pjesë. Berisha shkruan se ‘Foltorja’ do të mbahet ditën e nesërme në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër.

POSTIMI:

Njoftim! Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Ky është takimi i pestë që do mbajë Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here