Arjan Çani: Kur Basha të mbetet vetëm, Rama do ta ndihmojë, do t’i mbushë sallat me socialistë…

0
150

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se në momentet kur Basha të mbetet vetëm, nëse ndodh që Berisha të vijojë të marrë mbështetje masive të bazës dhe deputetëve të PD-së, në ndihmë të tij do të vijë Edi Rama.

“Jam dakord me Jozefinën kur thotë Edi Rama është mbështetës i Bashës. Do të vijë një moment që Berisha do të marrë aq shumë nga baza dhe deputetët, që Basha do të duket i vetmur.

Kush është njeriu që do të ndihmojë Bashën? Rama. Do ta ndihmojë me të gjithë mënyrën.

Është i gatshëm t’i mbushë sallat, kur të nisë ai turet e veta.

Kur Basha të shkojë nëpër ture në rrethe, salla do të mbushet me socialistë, jo me demokratë“, tha Çani. /TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here