FOTO/ Salla e tejmbushur, Berisha pritet me ovacione në Shkodër

0
965

Sali Berisha është pritur nga një numër i konsiderueshëm demokratësh në Shkodër, ku mbajti takimin e rradhës në kuadër të nismës “Foltorja”.

Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit. Në sallë, ndodheshin eksponentë të PD-së dhe ish deputetë. Mes tyre edhe Aldo Bumçi,

Ajo që u vu re ishte mungesa në sallë e ish kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli deklaroi se e mbështet plotësisht nismën e Berishës, për të hapur debatin e munguar në PD. Ajo deklaroi se mund të jetë prezente edhe në takimet e Berishës në të ardhmen, por me sa duket nuk ka preferuar të jetë prezente në mbledhjen e Shkodrës.

Berisha foli sërish për veprimet e Lulzim Bashës në PD, duke i quajtur ato “tradhti”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here