Rritja e çmimit të karburanteve, Basha propozon planin me shtatë pika

0
81

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor fatkeqësitë për t’u pasuruar. Në reagimin e tij pas videomesazhit të kryeministrin Rama ku paralajmëronte rritjen e ccmimit të energjisë, Basha ka renditur shtatë prioritetet që sipas tij janë të domosdoshme në këto momente.

Në këto prioritete heqja e taksës 240 lekë për karburantin dhe ulja e TVSH-së në 6% janë më prioritare.

Po ashtu Basha kërkon edhe një ristrukturim të buxhetit të shtetit

Pjesë nga fjala e kryedemokratit Basha

Ndaj prioritetet në këtë moment të parë janë të qarta dhe të domosdoshme:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti;

2- Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë;

3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve;

4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët;

5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve.

6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime.

7 – Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë,

Nisur nga eksperiencat e hidhura që përmenda pak më parë, vetëm këmbëngulja jonë e përbashkët i pamundëson këtij kryeministri dhe kësaj pakice të korruptuar të përdorë fatkeqësitë tuaja për t’u pasuruar vetë dhe miqtë e tyre.

Shqipëria është e juaja, jo e një pakice.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here