Disa aplikacione jashtë funksionit, reagon “Facebook”: Po punojmë që kthejmë normalitetin!

0
43

Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger për më shumë se një orë janë jashtë funksionit dhe përdoruesit nuk mund të komunikojnë nëpërmjet tyre. Andy Stone drejtori i politikave të komunikimit në kompaninë “Facebook” ka reaguar duke thënë se po punohet për ta zgjidhur problemin. Gjithashtu Stone i kërkon falje përdoruesve.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, shkruan Stone.

Ndërkohë, WhatsApp pranon se shërbimi i saj është i fikur:
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here