“Sa mirë, kështu të qëndrojë gjithmonë”, komente pikante pas bllokimit të “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp”, ja çfarë shkruajnë përdoruesit

0
31

Prej më shumë se një orë “Facebook”, “Whatsapp” dhe “Instagram” nuk po funksionojnë duke shkaktuar kaos në komunikimin mes njerëzve në të gjithë botën.

Ata e kanë shprehur shqetësimin e tyre në “Twitter”. Disa përdorues, shprehen se probleme këto aplikacione dhe në vende si Indonezi, Malajzi e Holandë. Disa nuk i kursejnë notat e humorit ku thonë se kanë menduar fillimisht që problemi qëndron te interneti dhe kanë bërë ristarte në telefonat e tyre.

Disa të tjerë, lajmërojnë se kanë hequr Whatsapp-in nga telefoni, duke pretenduar se problemi qëndron pikërisht në të.

Mirëpo, ka dhe nga ata përdorues që e shohin këtë ngrirje si mundësi shumë e mirë shplodhjeje dhe relaksi që na shkakton përdorimi i rrjeteve sociale, edhe pse duhet pranuar se në këtë epokë digjitale përdorimi i tyre është i domosdoshëm për shoqërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here