Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari i njohur Kosta Grillo

0
75

Gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo ka humbur betejën me Covid-19, më shumë se dy muaj pas infektimit. Mësohet se Grillo ka ndërruar jetë në Turqi, ku dhe po kurohej që nga mesi i muajit gusht, vend drejt të cilit u nis me urgjencë dhe në gjendje të rëndë.

Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë.

Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bërë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm. Por, pavarësisht aplikimit, Grillo nuk ia doli t’i bënte ballë koronavirusit.

(F.m/Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here