Florian Binaj në protestë kundër rritjes së çmimeve: Nuk hamë të gjithë tek Nusreti

0
90

Në protestën kundër rritjes së çmimeve që po mbahet para Kryeministrisë, është edhe Florjan Binaj. Qytetarët kundërshtojnë paralajmërimin e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë dhe të karburantit.

”Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj.

Nga ana tjetër, në dorë mbante një pankartë ku shkruhej ”Nusr-Edi Jetesa”, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Edi Rama, të cilin e himiton shpesh herë në rolet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here