Marin Mema: “Koha është e maskarenjve, por ATDHEU i shqiptarëve

0
81

Çmimet e krizës së paralajmëruar nuk duhet t’i paguajë populli, por xhepa-thellët që fryhen, nginjen, mbushen e shtojnë llogaritë ! Ti paguajnë hajdutët që nxjerrin kokat e zgjasin duart cepave për të zgrapur ç’të munden.

Pensionistët, mësuesit, mjekët, tregtarët e vegjël e të mesëm, minatorët, ushtarakët, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi në qytete e fshatra nuk mund të rëndohen më shumë !!! Boll ! Çmimet ti paguajnë ata që kanë përfituar e po përfitojnë pafund në shpinë të këtij vendi !

E kjo nuk ka lidhje me kahe politike, sepse këta zihen, shahen, goditen, pastaj përqafohen, puthen, shkëmbejnë fanellat e vazhdojnë lojën me ne ! Boll se i keni rrëmbyer edhe buzëqeshjen njerëzve të thjeshtë !

“Koha është e maskarenjve, por ATDHEU i shqiptarëve !!! ❤️🇦🇱

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here