Berisha bën dekleraten e forte: Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi

0
68

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë nga qyteti i Elbasanit! Nga “Foltorja”, Berisha ka paralajmëruar pasardhësin e tij se do të organizojnë një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi, për rritjen e çmimeve. Po ashtu, ai ka paralajmëruar se ai dhe të tjerët nuk do të lëvizin nga sheshi pa e “hedhur” kryeministrin Edi Rama.

“Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë. Nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton. Mos luaj meçmimet me kafshatën se jemi shqiptarë.

E paguajmë 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE, ata paguajnë naftën për shkak tendin njëlloj si qytetarët e Zvicrës, të cilët kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro, kundrejt 400 euro që marrin shqiptarët. Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne do ngrihemi në këmbë.

Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që besojmë tek liria dhe si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në 90. Ndaj dhe ftoj demokratet të përgatitemi për një betejë deri në fitoren tonë të plotë dhe fitoren e merituar,“-tha Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here