Big Brother’ në tension, Fifi sëmuret dhe shpërthen në të qara, banorët i vijnë në ndihmë

0
72

Të martën mbrëma u prezantuan 14 banorët që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”. Ditët e para duken mjaft të qeta, pasi duket se personazhet po njihen me njëri-tjetrin.

Por së fundmi, duket se Fifi është sëmurur nga disa probleme të vogla me stomakun. Menjëherë të gjithë banorët i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.

“Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”- tha Fifi, e cila e përjetoi shumë keq këtë dhe shpërtheu në lot.

“Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”- iu përgjigj Arjola Demiri. Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak./faxweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here