DASH raporton në Kongres për personat “non grata”, reagon Yuri Kim

0
82

Departamenti i Shtetit raporton në Kongres në lidhje me ata që janë shpallur “Non Grata”. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim e cila ka shpërndarë njoftimin raportit në Kongres mbi kufizimet ndaj njerëzve që janë shpallur “Non Grata”

Në këtë listë janë plotë 68 emra të cilët janë shpallur të padëshiruar në SHBA vetëm përgjatë vitit 2020, mes të cilëve është edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij, Liri, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Kujtojmë se mes Berishës dhe ambasadores Yuri Kim ka pasur një përplasje në distancë. Kërkësa e SHBA ishte që Berisha të mos futej në Parlament pas shpalljes “non grata” për korrupsion. Lidhur me këtë kërkesë, kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, duke marrë si kosto nga pas sulmet e vazhdueshme që po i bëhen nga Berisha.

Ndërkohë vetë Berisha ka nisur dy beteja njëkohësisht, atë të gjyqit me vendimin “non grata” ku ka pajtuar një avokat për apelimin e vendimit të SHBA nga një gjykatë ndërkombëtare si dhe betejën për të shkarkuar Bashën nga PD, duke kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here