“Paske qenë i përvëluar! Të dolën jargët!”/ Konkurrentja e “Për’puthen” nuk kursehet për takimin e Bajo Qamos dhe Iriada Shahollarit

0
134

Formave trupore të Iriada Shahollarit nuk i rezistoi dot as Bajo Qamo, i cili mundohej të kishte kontakt fizik me të gjatë gjithë kohës. Kjo u vu re që në pjesën e parë të takimit të tyre dhe nuk kaloi pa u komentua në studio.

Mikela Pupa ishte një nga konkurrentet që vendosi të japë mendimin e saj në lidhje me sjelljen e Bajos, i cili nuk ndalonte dot së komlimentuari Iriadën. Një pjesë e konkurrentëve në studio e cilësuan si “të marrosur” Bajon pas Iriadës.

Pjesë nga debati:

Mikela Pupa: Paske qenë i përvëluar more djalë, s’e dinim!

Bajo Qamo: Po s’mund të jem i përvëluar për Adën, thjesht gjithë ato vepra që bëra për Adën janë edhe pasqyrimi i këtij takimi. E pëlqej Adën, më shkakton shumë emocion, një emocion më vete.

Mikela Pupa: Ty po të dilnin jargët aty more!

Bajo Qamo: Ajo pjesa e jargëve nuk m’u duk e hijshme. Mund të ketë një mënyrë tjetër të të shprehuri. Se kjo pjesa e jargëve është shumë e shëmtuar.

Mikela Pupa: Ishe shumë i dhënë ndaj Adës, ndërkohë që Ada stepej gjatë gjithë kohës. Ishe tepër i marrosur pas saj. Kërkoj ndjesë për pjesën e shprehjes./panoramaplus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here