Rama paralajmëron: Edhe pas kalimit të pikut të krizës, çmimet nuk do kthehen si më parë

0
51

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë. Kjo konferencë u organizua nga Rama për të folur në lidhje me krizën energjitike të paralajmëruar.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se ditën e nesërme do të publikonte planin e masave që kishte ndërmarrë për të përballuar këtë krizsë të ardhshme. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se sipas parashikimeve, kulmi i krizës do të jetë në mesin e vitit të ardhshëm. Ndërsa shti se edhe pas kalimit të kulmit të kësaj krize, çmimi i produkteve dhe shërbimeve nuk do të rikthehet sërish në nivelin që ka qenë.

Kryeministri Edi Rama

Natyrisht që kemi përllogaritur të gjitha por sic thashë nesër do publikojmë për qytetarët planin e posacem. Nuk mundet vecse ti referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave të qeverive të ndryshme. Është një situatë e ngjashme me pandeminë, në kuptimin që të gjithë janë të prekur. Natyrisht që vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme por të gjithë janë përfshirë në një arsyetim sesi duhet ta përballim këtë situatë.

Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me pikun e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Mendojnë se edhe pas kapërcimit të kulmit, cmimet nuk do kthehen sic ishin para kizës. Por kjo mbetet për tu parë, neve na mbetet të mbrojmë konsumatorët tanë, duke mbështetur në fillim ata që kanë më shumë nevojë.

Rendi i prioriteteve është nga më i dobëti tek më i forti. E vetmja rritje cmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes tonë i takon vitit 2018 kur hymë në reformën e energjisë dhe aty madje cmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston dhe nga ana tjetër diferenca mes cmimit të vjetër dhe të riut për rreth 200 mijë qytetarë paguhet sot e gjithë ditën nga shteti.
Pra pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike marrin nga shteti rreth 30 milion dollarë cdo vit si kompensim për atë rritje që ndodhi./faxweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here