RRËFEHET MBESA E BUJAR NISHANIT: “KAM QENË E LIDHUR ME NJË FUTBOLLIST TË MILANIT,E LASHË SE NUK MË DONTE MË, DONTE VETËM FUTBOLL…”

0
106

Beniada Nishani (Jakic) është një yll i ri në botën e showbizin, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, Beniada spikati si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” në Mediaset, teksa ditën e djeshme u bë pjesë e Big Brother Vip në Shqipëri.

Modelja, e cila njihet si një tifozë e Juventusit, ka zbuluar se ka qenë e lidhur me një futbollist i cili luante me Milanin duke theksuar se ka qene një lidhje të gjatë e konsumuar disa vite më parë…

Beniada Nishani :Jam singëll. Kam qenë e lidhur nga mosha 16 deri 23. Njoha këtë çunin që ishte moshatar me mua, ishte 16 vjeç, ishte futbollist e lozte te Milani.

E lashë unë, isha mërzitur. Sigurisht e kam dashur. E lashë se nuk më donte më, donte vetëm futboll, futboll, futboll. Mbaroja shkollën unë të shtunën, të dielën ai lozte. Unë shkoja në Sondrio, në Bergamo, në Milano për ta parë si luante”, tregoi Beniada.

“Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje. Admiroj shumë ish-kapitenin e Romës Françesko Toti. Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin. Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit. Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here