110.000 lekë/sekondi, ja sa KUSHTOJNË reklamat në televizionet shqiptare dhe ORARET më të paguara

0
77

A e dini se sa kushton transmetimi i një reklame në televizionet shqiptare, cilat janë emisionet emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira?

“Monitor”, si çdo vit, përpunoi edhe për sezonin e ri në shtator 2021 tarifat në ofertat e televizioneve sa i takon reklamimit. Koha televizive për disa ka mbetur e njëjtë me vitin 2020 në kosto, ndërsa për të tjerë, është bërë më e lirë.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë. Emisioni më i lirë për të reklamuar në ekranin e Top Channel është “Wake Up” kur bëhet fjalë para fillimit të transmetimit me një tarifë 610 lekë/sekondë dhe 1220 gjatë transmetimit.

Cmimet e reklames ne bllok Top Channel 1000
Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë. “Zonë e Lirë” dhe “E Diela Shqiptare”, janë të dytët, me 5400 lekë/sekondë për transmetimin gjatë programit, ndërkohë që para tij është përkatësisht 3400 lekë/sekonda dhe 1400 lekë/sekonda. “Stop” dhe serialet në “prime time” mbajnë vendin e dytë me 4400 lekë për reklamat gjatë transmetimit. Programi më i lirë për reklamim është “Aldo Morning ShoW” me 550 lekë/sekondë para programit dhe 950 lekë/sekondë gjatë programit.

Cmimet e reklames ne bllok TV KLAN 1000
Televizioni Vizion Plus, në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Këngë Moj” dhe “Al Pazar” me 6600 lekë/sekondë për transmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3000 lekë/sekondë. Në emisionin “Spotlight”, nga Alban Dudushi, çmimi është 5000 lekë/sekondë, për reklama gjatë emisionit dhe 2500 lekë para tij. Emisionet me çmimet më të lira të reklamimit në ekranin e Vizion Plus janë “7 pa 5”, në mëngjes, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit, dhe “Next” në orën 16:00, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here