Fitorja e Kombëtares/ Batuta e Artan Hoxhës: Golin e Brojës ritransmetojeni për çdo Vit të Ri, Krishtlindje e Bajram

0
170

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar fitoren e kombëtares shqiptare në Hungari. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se kaq mjafton që çdo shqiptar të ndihet krenar për origjinën e tij, teksa përcjell urimet më të ngrohta për lojtarin që shënoi golin e fitores, Armando Broja.

Gazetari nuk harron të bëjë edhe batutë, pasi shton se një gol i tillë duhet ritransmetuar për fetën e Flamurit, Krishtlindje, Sulltan Nevruz e shumë festa të tjera.

Postimi i plotë:

BROJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA. Edhe kaq mjafton te ndihesh krenar, qe je SHQIPTAR. Nje gol i madh, qe kishte brenda vrapimin dhe fuqine e goditjes se Arben Minges kunder Belgjikes, dinakerine, triblimin dhe tekniken e Sokol Kushtes ne golin e magjishem kunder Partizanit te Beogradit, pozicionimin dhe goditjen vdekjeprurese te golit te Bekim Balajt kunder Portugalise….Nje gol qe duhet ritransmetuar, per festat e FLAMURIT, per Krishtlindjen, per Bajramin e Madh, per Sulltan Nevruz, madje dhe per Vitin e Ri…..Zoti qofte me ty KAMPION i madh….

Shqipëria ia ka dalë sonte. Kombëtarja fitoi ndaj Hungarisë me shifrat 1-0. Golin e fitores e shënoi Broja në minutën e 80′.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here