“Kisha 3 ditë pa ngrënë, dola nga vetja”, pas kritikave, Fifi kërkon falje publikisht

0
63

Duket se brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ushqimi do të jetë një temë mjaft delikate.

Pasi është bërë lista e ushqimeve të nevojshme, këngëtarja shqiptare, tanimë edhe konkurrente në “Big Vrother”, Fifi ka mbetur e pakënaqur me këtë listë.

Ajo është shprehur se asnjë nga banorët nuk e ka pyetur për çfarë ka nevojë dhe lista është bërë kur ajo nuk ka qenë aty, pasi sipas saj aty ka ushqime të cilat nuk i konsumon.

Ndër të tjera ajo ka ironizuar modelen, Beniada Nishani dhe Ilir Shaqirin duke thënë se lista nuk mund të bëhet nga një njeri që është tërë kohën në gjumë.

Ndërkohë në puntatën e transmetuar dje, Fifi ka mësuar gjithçka që kanë thënë banorët në dhomën e rrëfimit, ku u shpreh se është zhgënjyer më së shumti nga Iliri.

Gjithashtu këngëtarja u këshillua nga dy opinionistët, Balina dhe Arbëri, të tregohet më e komunikueshme dhe të mirëkuptojë edhe personat me të cilët ndan shtëpinë.

Në lidhje me këtë gjë ka rënë dakord edhe Fifi, e madje ka kërkuar falje duke thënë se diçka e tillë nuk do të përsëritet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here