Shqipëria luan me fanellën e tretë në Hungari, ja precedentët historikë

0
57

Pas disa orësh Shqipëria do të luajë një ndeshje të rëndësishme përballë Hungarisë, takim për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Në “Puskas Arena” kuqezinjtë drejtuar nga Edoardo Reja do të kërkojnë me patjetër të dalin me pikë nga kjo transfertë e vështirë, për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë.

Natyrisht forca e kundërshtarit dihet dhe për këtë kuqezinjëve i duhet edhe pak fat. Shqipëria do të luajë në këtë ndeshje me fanellën e tretë, pra të zezën.Jo pak herë kjo fanellë ka qenë fatsjellëse në ndeshjet zyrtare, ku mund të kujtojmë dy sfida të veçanta.

E para është ajo kundër Armenisë në transfertë, ku Shqipëria arriti të siguronte për herë të parë kualifikimin në një turne madhor si ‘Europiani 2016”.Pikërisht edhe fitorja në Europian erdhi me fanellën e zezë. Kuqezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Gianni De Biazi mposhtën Rumaninë me golin e Armando Sadikut dhe ishim me të zeza.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here