VIDEO/ Ylli Aga e heq “kollaren” në rastin e golit, shihni emocionet që dhurohen në komentimin e Armando Brojës

0
200

Shumë emocione ka dhuruar ndeshja e sotme mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë kanë fituar në shifrat 0-1 falë një tjetër goli të Armando Brojës që ka ardhur me cilësi të pastra individuale. Transmetimi te shikuesit i rastit në fjalë ka ardhur mes drithërimave nga Ylli Aga.

Me zërin deri në ngjirje, komentatori “heq kollaren” për një moment dhe kthehet në një tifoz të thjeshtë të Kombëtares. Një adrenalinë e shtuar kjo për tifozët shqiptarë kur jemi në momentet kulminante të rrugëtimit drejt historisë, Botërorit! /Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here