Kombëtarja, më në fund një ndeshje me 100% tifozë, përfitime rekord nga biletat

0
86

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dha lajmin e mirë për tifozët pas fitores me Hungarinë se ndaj Polonisë stadiumi “Air Albania” do të jetë i gjithi i mbushur.

Kjo do të thot]ë se përfaqësusja do të ketë mundësinë pas rreth dy vitesh të ketë “lojtarin e 12” – të në impiant cka pritet të ketë impakt në një ndeshje kaq delikate dhe të rëndësishme për ëndrrën tonë të vendit të dytë.

Nga shitja e këtyre biletave, duke bërë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në cmimet e biletave të publikuara, FSHF ka arritur të arkëtoj një shumë të “majme” parash, që kap shifrën e 500 milion lekëve.

Një shifër rekord kjo që tregon interesimin e madh të tifozëve dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje e cila vendos shumë për vendin e dytë në grup.

Kujtojmë se Shqipëria ka arritur të grumbullojë 15 pikë, 1 pikë më shumë se Polonia rivale direkte për këtë objektiv dhe një shifër rekord sa i përket pikëve të gurmbulluara ndojëherë nga përfaqësuesja kuqezi në ndonjë kualifikuese të mëprshme.
B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here