Lulzim Basha shkarkon Flamur Nokën nga posti i rëndësishëm, e paralajmëron me përjashtim nga Grupi i PD: Shpif dhe baltos kryetarin

0
92

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ashpra të Flamur Nokës me shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit në Komisionin e Sigurisë në PD.

Shkarkimi i Nokës vjen vetëm pak orë pas përplasjes me Bashën, por edhe pas pozicionimit të tij prej disa ditësh në krah të ish-kryetarit Sali Berisha.

PD thotë se vendimi për shkarkimin e Nokës vjen pasi ky i fundit ka shpifur dhe hedhur baltë ndaj kryetarit te partisë.

Noka tashmë paralajmërohet se mund t’i bashkohet Berishës në bankat e fundit të Parlamentit, duke u përjashtuar edhe nga Grupi Parlamentar i PD-së.

NJOFTIMI PËR SHTYP I PD:

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here