Pse refuzoi Big Brother Vip? Roza Lati flet pa ‘dorashka’ dhe i tregon të gjitha

0
163

Roza Lati i është përgjigjur 50 pyetjeve të Prive dhe nxorri shumë të pathëna. Moderatorja e ‘Why Not’ tregoi se ka refuzuar Big Brother Vip për arsye pune.
‘Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tregoi ajo.

Roza Lati u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.
“Kur isha e ftuar te mbasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik”.
Moderatorja tregoi gjithashtu se momenti më i bukur i fëmijërisë ka qenë kur pasi ishin ndarë prindërit, Rita Lata, mamaja e Rozës, bleu shtëpi.
Roza rrëfeu se nuk merret me politikë dhe nuk i intereson por do donte shumë të kishte Edi Ramën në emision pasi sipas saj është ‘personazh i paparë’.
Ajo sqaroi për të disatën herë se nuk ka pasur gjë me Feron dhe se kjo histori duhet të mbyllet.
Plane për dasëm? Rita e do një dasëm, kështu që Roza do ja plotësojë dëshirën.

Kujtojmë se Roza luan te seriali “Nina”i RTSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here