“Pa patronazhistët, ne do të ishim foltore”/ Rama: Krenar, kontributi i tyre na dha 74 mandate

0
74

Një ditë pas zbardhjes së progres-raportit të Këshillit Europian për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca kanë zhvilluar një konferencë për median. Gjatë konferencës, kryeqeveritari Rama ka folur edhe për patronazhistët. I pyetur nga gazetarët nëse do të vijojë t’i përdorë në zgjedhjet e radhës, kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka parti në botë që nuk përdor patronazhistë. Rama tha se është edhe më shumë krenar për patronazhistët, se sa ishte para zgjedhjeve. Ai shtoi se kontributi i tyre ishte i pakrahasueshëm dhe PS arriti falë tyre të merrte 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk ka parti politike pa patronazhistë, kudo në botë. Mund të kenë emra të ndryshëm, por patronazhimi është infrastruktura e një partie që hyn për të fituar zgjedhjet. Unë jo vetëm jam krenar, por jam edhe më shumë krenar për ta se para zgjedhjeve. Pa ta ne nuk do të ishim një makineri e pathyeshme, por do të ishim një foltore. Ndërkohë që raporti flet për pretendime që po hetohen, jo për patronazhistë, apo socialistë. Nuk ka pasur asnjë problem në dëme personale.

Kur flet për kartë identiteti, flet për një kartë që mban brenda të dhëna sensitive për personin, shëndetësore, financiare, sociale. Karta jonë është një targë, që s’ka brenda asgjë. Pra, nuk do të thotë asgjë nga pikëpamja e dëmeve sensitive. Të dhënat kanë qenë në internet prej vitesh. Ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë lloj peshe dhe nuk duhen në punën e patronazhizmit. Për këtë arsye, ne nuk kemi pasur në bazën tonë të të dhënave këto elementë, por le të hetohen deri në fund. Që ta mbyll jam shumë krenar për patronazhistët, edhe më krenar se ç’isha para zgjedhjeve. Do të kishim marrë 77 mandate, nëse shumë nga ata që votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin e deputetit me numrat e partive të tjera. Në këtë aspekt kontributi i patronazhistëve është i pakrahasueshëm”, tha Rama./lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here