Grushte dhe shkelma në mes të marketit! Burri vë me shpatulla mbas rafteve gruan dhe e rreh brutalisht

0
115

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market të Prishtinës, ku një burrë ka rrahur brutalisht një grua në sytë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij të vegjël.

Gjithçka ndodhi teksa gruaja po bënte pazarin, kur papritur mes saj dhe burrit lindi një konflikt për shkak të hapësirës së limituar nëpër korridoret e marketit. Nga videoja e siguruar nga mediat vendase, duket se fillimisht ishte burri ai që i kërkoi me tone të ashpra siç dallohet nga mimikat e tij, të largohet në mënyrë që të kalonte ai, por ajo kundërshtoi.

Burri nuk priti shumë sekonda dhe menjëherë shfaqi sjellje agresive ndaj saj.

Burri duke e bënë me shpatulla pas rafteve dhe pa mëshirë e ka qëlluar me grushte dhe shkelma, gruan e cila pavarësisht përpjekjeve për t’u mbrojtur nuk ia doli.

Mes tyre për të ndalur shkelmat, u fut edhe bashkëshortja e burrit, por as ajo nuk mund të ndalte brutalitetin e tij.

Dhuna është një fenomen “pandemik” në Kosovë, ndërsa shifrat dhe rastet e raportuara janë në rritje.

https://www.facebook.com/watch/?v=313599110153153&ref=sharing

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here