VLLAZNIA-TIRONA

0
92

Nga Sidrit Bejleri

Një binom qytetarie, vlerash e vëllazërie shekullore.
Dy ndër ekipet që kanë marrë e dhënë kaq shumë sportistë me njeri-tjetrin (ju duhen emra?)
Dikur gjyshërit dhe baballarët tanë jo vetëm tifozë, ruanin dhe respektonin me fanatizëm miqësinë mes dy qyteteve.

E pavarësisht rezultateve, respektoheshin dhe mirëpriteshin me dashamirësinë më të madhe, në Shkodër e Tironë, para dhe pas ndeshjeve, siç i ka hije vëllezërve.

Jo më kot dhe klipin e këngës “Vllazni” vendosa që të regjistrohej në një përballje mes këtyre dy ekipeve me kaq histori e dashni mes tyre.
Nesër nuk është asgjë më shumë se një garë sportive në fushë, dhe jo në shkallët e stadiumit. Nëpër shkallë do gjenden gjithmonë vëllezër të një gjaku, (pavarësisht ekipit për të cilin bëjnë tifo), që janë gati për njeri-tjetrin në çdo situatë. Ashtu siç futbollistët përqafohen para dhe pas ndeshjes, ashtu duhet dhe në shkallët e stadiumit! Jemi kaq pak, saqë urrejtjen mund ta ruajmë për ata që vërtetë nuk na duan!!!

Dedikuar tifozëve të “sëmurë” të “Vllaznisë” dhe “Tironës”…

Respekt për Tironën!
Dashni për Vllazninë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here