“Po të ketë këngë sa kam unë gishta, pres kokën”, javë e tensionuar për Monikën e Semin, çfarë u tha në spektakël

0
94

Semi dhe Monika vazhdojnë të përfshihen në debate të forta me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother”.

Loja që Monika dhe Fifi bënë javën e kaluar, duke u hequr sikur ziheshin ndikoi keq te Semi. Këngëtarja përjetoi moment paniku dhe ankthi, pasi Fifi lëvizte me shkop në dorë nëpër shtëpi.
Të martën, kjo lojë u kritikua nga opinionistët e programit, ndërsa Monika u mërzit sepse mendon se publiku e ka keqkuptuar, ndërsa Semi “po hiqet kot si e sëmurë”. Madje, kur flet për Semin thotë se “nëse ajo ka pesë këngë, aq sa kam unë gishtat e dorës, pres kokën”.
Debati vazhdoi dhe sot, ndërsa konkurrentët nuk duan që Donaldi të mbrojë Semin, pasi duket sikur po luajnë në çift aty Brenda dhe jo veç e veç.

Monika: Unë nuk e përjetova mirë atë moment, sepse nga çfarë pashë, u komentua pak rëndë për figurën time. Unë nuk kam qenë e pranishme në sherrin e Semit dhe Fifit. Kam ikur në dhomë dhe kam fjetur, kur u zgjova morra vesh se çfarë kishte ndodhur….

Semi: Nuk mund të diskutosh me problemet e mia, më duket shumë e shëmtuar që të përdoret gjatë gjithë kohës Donaldi acarohet kur Monika thotë se ata luajnë bashkë:

Nuk dua të merrem me ty. Nuk dua të agravoj situatën, por është e tepërt të dyshosh që unë dhe Semi kemi ardhur bashkë
Ti që mendon se është lojë, merre kokrrën që ka pirë Semi dhe pyet se për çfarë është, a merret pa recetë.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here